|
|
Prezatimi
Kush jemi
Intervista 1
Intervista 2
Per me shume info na shkruani tek
grupi_alboys@hotmail.com
Pol Milo 0039 320 9446714
Nikolin Meksi 0039 328 2007646
Olsi Face 0039 347 5813937
|
|
Per revisten "Ezeta" Nr.5 Shtator 2003
ALBOYS
-Studente shqiptare ne itali,qe kendojne shqip. A keni patur mundesine te kendoni para nje publiku italian, dhe a ka pasur nje reagim prej tyre?
-Neper koncertet qe kemi bere pervec publikut shqiptar padyshim ka qene edhe ai italian. Kemi kenduar bashke me grupe italiane keshtu qe spektatoret italiane kane qene gjithmone te pranishem. Ne pergjithsi reagimi i tyre ka qene normal por ka patur edhe nga ato qe megjithese nuk kuptonin gjuhen tone kane vlersuar muziken njesoj si shqiptaret kane kerkuar te degjonin albumin tone te interesuar pasi edhe per ta ka qene hera e pare qe degjonin nje grup shqiptar ne Rome. Per ne ka qene i bukur momenti kur pas koncerteve merrnin vesh qe ishim shqiptare, kjo gje na bente shume krenare.
-Metali eshte lloj muzike qe shqiptaret ne pergjithsi e kane qejf. Ishte nje nga rrymat qe u mbeshtet me shume ne vitet ’90. Tani duket se eshte zbehur pak , jo vetem ne shqiperi por edhe ne bote. Sa ndikojne zhvillimet muzikore ne bote tek ju?
-Metali ka qene nje nga muzikat me te degjuara te viteve ’90 por akoma vazhdon te degjohet mbase me nje intensitet jo aq te madh, por ajo qe ndikon eshte se edhe shtypi gazeta te ndryshme apo televizore e kane lene disi pas dore pasi flitet me teper per gjera komerciale dhe tani flitet per muzike elektronike apo hip hop. Megjithate ne bejme nje metal bashkohor e harmonik pa efekte elektronike e nje muzike te paster. Tekstet e kengeve i kemi ne shqip pasi kemi vene re se ne shqip tingellojne shume mire e gjuha jone ka nje fuqi shprehese te mahniteshme qe ne na ka mrekulluar e une personalisht mendoj se kemi gjuhen me te bukur ne bote.
-Metali edhe rock-u ne pergjithsi eshte muzike rebeluese... dmth, ka njefare pakenaqesie me cfare ndodh verdalle dhe e shpreh kete dukshem. A e keni ju kete komponent?
-Po shpesh here jemi te pakenaqur nga realiteti por nga ana tjeter fuqia muzikore e kesaj rryme te ben te ndihesh mire dhe te jep nje force qe mund te perballosh apo te gjesh mbeshtetjen e duhur per tu perballur.
-Pervec metalit, a keni ju si muzikante ndonje lloj muzike apo ndonje kengetar apo grup te preferuar?
-Padyshim qe ne pervec metalit degjojme edhe vlersojme cdo lloj muzike qe eshte e bukur si ajo klasikja e lehta jazz-i apo popullorja. Shpesh gjejme, motive te bukura qe na frymezojne apo na lind deshira per t'i luajtur sipas menyres tone e kjo gje na pelqen shume, por gjithmone ne mbetemi nje grup metal dhe nuk para dalim nga rryma jone ne interpretime te ndryshme....
Pergatiti per revisten "Ezeta" Penar Musaraj www.ezeta.org
|